Ministri Hoti: Kemi dyfishuar buxhetin për bujqësinë

28.08.2016 10:33:22

Minsitri i Financave, Avdullah Hoti ka bërë një paraqitje të mbështetjes për bujqësinë gjatë vitit 2016, me ç’rast ka qartësuar se “buxheti për bujqësi është dyfishuar krahasuar me më parë”. Sipas njoftimit të bërë publik në facebook, Qeveria e drejtuar nga kryeminstri Mustafa ndan 46.3 milionë euro për bujqësi.

Ministri Hoti, thotë se pritjet janë që efektet e subvencinimit në bujqësi të vërehen në uljen  e importeve të produkteve bujqësore. Po ashtu, “Minstria e Financave është duke eanalizuar efektin e këtyre subvencioneve”.

Ky është postimi i plotë, i shoqëruar edhe me një skemë grafike të subvencioneve në bujqësi:

Në përputhje me Programin Qeverisës ku bujqësia është prioritet, Qeveria Mustafa po e mbështet bujqësinë shumë më tepër se përpara. Buxheti për bujqësi është dyfishuar krahasuar me më parë. Këtë vit ndajmë 46.3 milion euro për bujqësi.

Deri në muajin gusht të këtij viti, kemi paguar 10.3 milion euro për subvencionim të bujqësisë. Pagesat për bujqësi do të trajtohen me prioritet nga Ministria e Financave. Kurdo që procedohen aplikacionet nga Ministria e Bujqësisë do të bëjmë pagesën në afat sa më të shkurtër.

Presim që kjo mbështetje për bujqësi të ketë efekt në uljen e importit të produkteve bujqësore. Ministria e Financave është duke analizuar efektin e këtyre subvencioneve. Nga kjo analizë do të dalin edhe rekomandimet për formën e mbështetjes për bujq që duhet të aplikohet.

buxhbujq