Ministri Hoti: Qeveria ka derguar ne Kuvend disa amandamente lidhur ne ligjin per fondet pensionale

14.11.2016 15:00:03

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nëpërmjet Qeverisë ka propzuar amandamente për të ligjin për fondet pensionale, me të cilët rregullohen mundësitë investuese të TRUST-it pensional si dhe raportet e tij me Qeverinë. Sipas ministrit Hoti, në TRUST ka mjete që nuk u dihet titullari, dhe të njëjtat mund të kthehen në buxhet kundrejt detyrimit të Qeverisë për t’i kthyer ato mjete bashkë me fitimininvestiv në momentin kur atyre mjeteve u del titullari. Këto ndryshime janë propozuar në marrëveshje me Bordin e TRUST-it. Me këto shpjegime, ministri Hoti u është përgjgjur edhe shqetësimeve të ngritura nga analistë të ndryshëm për rrezikshmërinë e shfrytëzimit të mjeteve të tilla nga Qeveria.

Ky është i plotë postimi i ministrit Hoti:

“Per ligjin per fondet pensionale

Qeveria ka derguar ne Kuvend disa amandamente lidhur ne ligjin per fondet pensionale. Me keto ndryshime synohet rritja e funksionalitetit te Trustit te Kursimeve Pensionale te Kosoves. Trusti do te mund te ndermarre veprime me efektive sa i perket investimit te mjeteve te grumbulluara. Keto ndryshime jane dakorduar me Bordin e Trustit.

Trusti ka mjete per te cilat nuk dihet titullari. Keto mjete eshte e logjikshme te kthehen ne buxhetin e shtetit. Me ligj, Qeveria merr obligim qe kurdo qe identifikohet titullari keto mjete te kthehen ne Trust, bashke me fitimet mesatare qe ka Trusti nga investimet qe bene.

Deklarimet e disa analisteve dhe OJQ se kjo eshte e rrezikshme per stabilitetin e Trustit jane krejt te pabaza. Si mund te rrezikohet Trusti kur Qeveria me ligj i kthen keto mjete ne Trust, bashke me fitimet perkatese qe keto mjete do te kishin sjellur per titullaret? Ju lutem per me shume seriozitet ne deklarime.”