Ministri Hyseni dhe ambasadori Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. diskutojnë për vizat

Ministri Hyseni dhe ambasadori Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. diskutojnë për vizat

20.03.2017 16:27:50

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët.

Me këtë rast, ministri Hyseni vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes të të dyja vendeve, në  ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, trafikimin me qenie njerëzore etj.

Ndërsa, ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, theksoi se Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës, duke vënë në pah bashkëpunimin ndërshtetëror mes dyja vendeve në forcimin e institucioneve të sigurisë.