Ministri Hyseni takim rajonal në Gjilan për çështje të trafiqeve të ndryshme

22.08.2016 19:29:50

Ministri i Punëve të  Brendshme, Skëbder Hyseni ka qëndruar sot në Gjilan. Në njoftimin e tij në facebook, z. Hyseni bën fjalë për “një takim shumë të mirë dhe përmbajtësor me kryetarin Lutfi Haziri, kryetarët nga komunat e rajonit dhe me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë nga këto komuna”.

Të plotë, postimin e ministrit Hyseni mund ta lexoni më poshtë:

“Të nderuar qytetarë, Miq të dashur,

Në vazhdën e takimeve nëpër rajone të Kosovës, sot në Gjilan zhvillova një takim shumë të mirë dhe përmbajtësor me kryetarin Lutfi Haziri, kryetarët nga komunat e rajonit dhe me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë nga këto komuna. Ishte një bisedë dhe diskutim shterrues, me pjesëmarrje të madhe. Trajtuam problemet dhe nevojën e luftimit më efikas të trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit me lëndë narkotike, ndërsa konstatuam se është bërë një punë shumë e mirë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

S.H.”