Ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu, optimist se Universiteti Nënë Tereza do të fillojë me punë këtë vit

05.09.2016 21:04:40

Pushteti nuk heq dorë nga hapja e universitetit të ri ‘Nënë Tereza’, ku mësimi më së shumëti do të ndiqet në gjuhën shqipe. Të nesërmen komisionet amë do t’i shqyrtojnë dokumentet e kandidatëve për profesorë.

Për ministrin e arsimit, Pishtar Lutfiu, të gjitha çështjet e hapura dhe të pazgjidhura që lidhen me hapjen e këtij universiteti, janë lehtësisht të kalueshme.

Ai është optimist se viti akademik do të fillojë në kohë, edhe pse nuk do të thotë se duhet më 1 tetor të fillojë procesi studimor. Deri në atë datë, komisionet amë do të përcaktojnë profesorët dhe asistentët që i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e stafit akademik.

Tv Telma bën të ditur se për një pjesë e fakulteteve nuk ka kuadër të mjaftueshëm që kanë treguar interesim. Me gjithë kritikat e shumëta rreth këtij universiteti, ministri Lutfiu nuk pajtohet me pohimet se nuk ka bazë për hapjen e një universiteti të ri, universitet që do të jetë i përqëndruar në shkenca teknike.

Ai i hedh poshtë pohimet se UNT-ja e dëmton UT-në, ndërkaq konkurencën e konsideron si të mirë për rritje të cilësisë.