Ministri i Brendshëm: Rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur policët e zhdukur në Maqedoni

29.04.2018 11:19:47

Në afërsi të lumit Lepenc ku po zhvillohen kërkimet për gjetjen e policëve, kanë arritur edhe zyrtarë të lartë shtetëror.
Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi, e ushtruesi i drejtorit të Policisë, Naim Rexha po vëzhgojnë nga afër kërkimet.

Ministri Gashi ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ku ka bërë të ditur se të gjitha institucionet janë duke bërë punë të madhe që policët të gjenden.

Gashi ka theksuar se rrjedha e lumit ka mundur t’i dërgojë policët deri në Maqedoni.

“Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit”, tha Ministri.

Ai tutje ka thënë se operacioni nuk do të ndalet.

“Njësitet kanë punuar deri në orën 03:30 minuta, ku është ndërpreë operacioni. Ai ka vazhduar sot, dhe falënderojmë Bechtel Enkan që na e ka mundësuar ndiçimin”, ka thënë Gashi.

“Për momentin të gjithë janë në veprim, institcuionet janë active, dhe po e zhvillojnë operacionin deri në gjetjen e policëve”, ka thënë ministri Gashi.

Punë të madhe ka paralajmëruar edhe ushtruesi i drejtorit të Policisë, Naim Rexha.

Në vendin e ngjarjes është edhe kryetari i Kaçanikut dhe ai i Hanit të Elezit.