Ministri i Jashtëm Grek takon Metën: Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me çfarë do lloj ndihme

26.11.2019 20:30:02

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ministrin e Jashtëm grek Nikolaos Dendias, i cili u shpreh se Greqia do të ndihmojë në çdo lloj mënyrë Shqipërinë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

“Ju falenderoj që më pritët, e di që janë çaste të vështira, kam ardhur këtu me kërkesë të kryeministrit për t’ju përcjellë ngushëllimet e popullit grek dhe për të ofruar ndihmesën tonë në ketë kohë nevoje. Fatkeqësisht Greqia ka një përvojë të gjatë nga tërmetet dhe ndërkaq dy ekipe të mbrojtjes dhe civil janë këtu për t’ju ndihmuar. Jemi gati t’ju ndihmojmë për çfarë do që të keni nevojë. Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e popullit shqiptar”, tha Dendias.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit tha se kjo është një situatë e jashtëzakonshme.

“Ky tërmet është mjaft tronditës dhe mjaft tragjik dhe ky rrezik do t’i shërbejë sensibilizimit të më tejshëm të BE që ta përballojmë këtë situatë ta jashtëzakonshme që të reduktojmë maksimalisht pasojat në humbje njerëzish, por edhe dëmeve materiale”, përfundoi Meta.