Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, është emëruar sot kryeministër i vendit

11.12.2016 15:42:23

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, është emëruar sot kryeministër i vendit.

Atij i është kërkuar nga presidenti italian, Sergio Mattarella, që ta formojë qeverinë e re italiane, transmeton Express.

Mattrarella, ditëve te fundit ka shikuar për ta gjetur një zëvendësim për Matteo Renzin, i cili dha dorëheqje pasi humbi në referendum për reforma kushtetuese, javën e kaluar.

Gentiloni, 62-vjeçar, është besnik i Partisë Demokratike të Renzit.

Korrespondentët thonë se nëse ai është i suksesshëm për të fituar përkrahje, atëherë qeveria e re mund të formohet brenda ditësh.

Por, ai përballet me kriza bankare dhe me një rritje të përkrahjes popullore për partitë euroskeptike dhe kundër establishmentit.

Partitë opozitare kanë hedhur poshtë mundësinë për t’u bashkuar për formimin e një partie gjithëkombëtare.