Ministri i jashtëm i Turqisë thotë se BE-ja është e copëtuar

14.03.2017 16:31:14
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavousoglu ka thënë të martën se tensionet ndërmjet shtetit turk dhe Holandës janë përshkallëzuar pas ndalimit të tij, për të hyrë në Roterdam.

Ai Bashkimin Evropian e ka cilësuar si të copëtuar, duke theksuar se edhe pas ndalimit të tij në Holandë asgjë nuk ka ndryshuar, shkruan Anadolu Agency.

“Ne mendojmë se e ardhmja e BE-së duhet të jetë më e mirë për të gjithë. Por jo nëse vlerat e saj zhduken të gjitha një nga një”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net

“Pse e anuluan vizitën e ministrave në Holandë? Çfarë ka ndryshuar tani”, theksoi Çavosuoglu.

Të dy ministrat synonin të merrnin pjesë në takime me turqit në Holandë, para referendumit të 16 prillit për reforma kushtetuese.