Ministri i Jashtëm serb paralajmëron që Gambia do ta tërheqë njohjen e Kosovës?

23.02.2018 13:43:49
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar gjatë ditës së sotme me diplomatin nga shteti i Gambisë, Usaina Darba, ku kanë folur për qëndrimin e shtetit të këtij të fundit për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Daçiq, në këtë takim i ka kërkuar shtetit të Gambisë që të rikonsiderojë vendimin për heqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Nga ana tjetër diplomati Darbo tha se qeveria e vendit të tij është duke konsideruar disa lëvizje të reja në politikën e jashtme, duke shtuar se tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës pret që të ndodhë në një të ardhme të afërt, dhe kjo në të mirë të përmirsimit të raporteve mes shteteve të Gambisë dhe Serbisë.

Ndryshe, shteti i Gambisë kishte njohur Kosovën në prill të vitit 2009.