Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, përmes një telegrami, i...

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, përmes një telegrami, i shprehu ngushëllime familjes Rexhepi.

21.08.2017 13:48:16

Ministri në largim i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni është shprehur i pikëlluar pas humbjes së ish-Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Nëpërmjet një telegram ngushëllimi, Hyseni i ofroi ngushëllime familjes Rexhepi.

“E nderuar familje Rexhepi, me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, familjarit tuaj Bajram Rexhepi.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emër timin personal, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj”.