Ministri i shëndetsisë, Uran Ismaili: Donacioni nga Qeveria italiane për shëndetësinë kosovare

19.07.2018 11:36:23

Ministri i shëndetsisë, Ismaili në faqen e tij ne facebook ka  njoftuar sot, për donacionin e marrë nga Qeveria italiane , paisje për  Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Postimi i plotë i Ismailit  në facebook:

370 mijë euro pajisje për Klinikën e Kardiokirurgjisë, të cilat mundësojnë vënien në funksion edhe të sallës së dytë operative për sëmundjet e zemrës dhe rritjen e numrit të shërbimeve. Donacioni nga Qeveria italiane për shëndetësinë kosovare, është në kuadër të projektit 3-milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”. Pas heqjes së listës së pritjes për stentim, tani kjo klinikë do të jetë edhe më e gatshme për pacientët tanë që t’u shërbejë të gjithëve, pa dallim dhe pa pasur nevojë të presin.