Ministri Reçica në Katar, zhvillon takime me përfaqësues të lartë institucionalë

28.01.2019 17:19:48

Me ftesë të homologut të tij, Ministrit të Zhvillimit Administrativ, Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Yousuf Mohamed Al Othman Fakhroo, Ministri Reçica po qëndron për vizitë pune në shtetin e Katarit.

Të dy homologët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat e punësimit dhe avancimit të mbrojtjes së kategorive të cenueshme, si dhe temave tjera sociale.

Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit, ministri Reçica sot u prit edhe nga kryeministri i Katarit, z. Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, nga i cili mori përkrahjen e pa rezervë për mbështetje në përpjekjet tona për përmirësimin e punësueshmërisë dhe në fushat e ngritjes së shërbimeve për kategoritë e cenueshme në Kosovë.

Kryeministri Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani siguroi ministrin Reçica se Katari do të jetë përkrah Kosovës edhe në rrugëtimin e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ministri Reçica shprehi nevojën, që krahas raporteve diplomatike, të punohet edhe për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve tona, për çka edhe u pajtuan me kryeministrin Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.