Ministri Reçica nesër viziton Shoqatën “Down Sindrome Kosova”, në Prishtinë,

25.01.2018 22:01:02

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, nesër, 26.01.2018,  ora 11:00 do të vizitojë  Shoqatën “Down Sindrome Kosova”, në Prishtinë,   ku edhe do të bëhet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes MPMS-së dhe kësaj shoqate. Kjo marrëveshje parasheh zhvillimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromin Down   në qendrat e aftësimit profesional në  Prishtinë,  Prizren dhe Mitrovicë.