Ministri Reçica po punon në zhdukjen e papunsisë në Kosovë

05.05.2018 11:55:19

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po del të jetë një nga ministrat me aktivë në qeverinë e Kosovës.

Ai gjatë gjithë kohës po shihet në teren duke bashkëbiseduar me kategoritë që ndodhën në skemën sociale.

Ministria të cilën ai e drejton aktualisht është në proces të jetësimit të projektit “çdo familje një të punësuar”.

Krahas kësaj, ministri Recica një ditë me parë ka hapur panairin ku janë ofruar mbi 4000 mijë vende pune për qytetarët e Kosovës.

Vet, Recica ka thënë se prioritet i ministrisë dhe qeverisë së Kosovës është arsimimi, dhe përgatitja profesionale e të rinjve dhe krijimi i kushteve për mundësitë e punësimit në Kosovë.

Njohësit e rrethanave ekonomike në Kosovë kanë përgëzuar Reçicën për përkushtimin e tij dhe punën që po bën në krye të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ai është vlerësuar pozitivisht për një serë vendimesh të marra të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Se sa do të ndikojnë këto projekte në zbutjen e papunësisë në Kosovë mbetet të shihen.