Ministri Reçica takon përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW)

17.09.2018 21:19:31

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) me të cilët diskutuan rreth

projektit ’VET Challenge Fund’’, që synon të ndihmojë Kosovën, veçanërisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Ministri Reçica tha se ndjehet i lumtur që Kosova është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe shprehi falënderimet për Qeverinë gjermane që vazhdimisht po ndihmon Kosovën në projekte të tilla, sidomos për rritje të punësmit.

Ai tha se aftësimi profesional, veçanërisht i të rinjve, është çelësi për zbutje të papunësisë. Gjithashtu, hulumtimi i nevojave të tregut të punës dhe orientimi i të rinjve në karrierë janë domosdoshmëri, përçka minitri kërkoi mbështetje nga Qeveria gjermane, në këtë rast nga KfW.

Ministri theksoi se MPMS, bashkë me partnerët e saj, me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASht) dhe parnterët tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë po punon që të ngrit nivelin e arsimit dhe aftësimit profresional në Kosovë, në mënyrë që profilet e arsimit profesional të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës, rrjedhimisht, të rrisin punësimin.

Hille Heneby, menaxhere e projekteve te VET-it në KfW tha e projekti synon të ndihmojë Kosovën në fushat e përmendura nga Ministri Reçica, përçka kërkoi thellim të bashkëpunimit në hapat e mëtutjeshëm.

Reçica the Heneby u dakorduan për koordim të mëtutjeshëm të veprimeve rreth projektit në fjalë.