Ministri rus: SHBA-të gabuan me ndërhyrjen në Kosovë

13.09.2016 12:05:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tyre perëndimorë, në mënyrë konstante po e shkatërrojnë rendin ekzistent botëror, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu për Sputnik.

Ndërhyrjet e tyre kanë filluar me Bosnjën dhe Kosovën dhe kanë vazhduar me Irakun e Libinë”, ka thënë Shoigu në një deklaratë për Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e qeveritarit rus ka ardhur pasi homologu i tij amerikan Ashton Carter ka thënë se Rusia po i shkatërron themelet e rendit botëror.

“Qysh kur operacioni SHBA-NATO e ka ndarë Jugosllavinë, Rusia vazhdimisht ka paralajmëruar se këto aksione do të kenë pasoja”, ka thënë ministri.

Sipas Shoigut, kolegët e tij amerikanë kanë bërë gabime të ngjashme edhe në Irak, Afganistan, Libi dhe në shtetet e tjera.