Ministri Saliu në takim me ambasadoren Suomalainen, bisedohet për ndryshime të ligjeve në drejtësi

12.06.2017 11:39:32

Ministri për Drejtësi Bylen Saliu dhe ambasadorja e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Nina Suomalainen, në takimin e sotëm në Shkup, kanë biseduar për politikën aktuale në vend.
Siç kumton Ministria, në takim është biseduar për Ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, për Ligjin për prokurori dhe për Ligjin për ofendime dhe shpifje, njofton AIM.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ligjet të cilët dalin si rezultat nga raporti i Priebe-s, reforma urgjente dhe Komisionit të Venecisë.

Ministri ka shprehur falenderim për vizitën dhe se ka deklaruar që do të vazhdojë bashkëpinimi edhe më tej.