Ministri Sefaj ndanë nga 1000 mijë euro për familjet e policëve të rënë në detyrë

29.12.2017 12:36:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare për familjarët e zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës.

Në bazë të këtij vendimi nga 1.000 euro i janë ndarë 17 familjeve të zyrtarëve policor që kanë rënë në krye të detyrës.

Në njoftim thuhet se realizmi i këtij vendimi bëhet nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.