Ministri Tahiri thotë se do ta shtojnë presionin ndaj Serbisë për fatin e të zhdukurve

27.04.2018 13:01:43

 

Abelard Tahiri në debatin parlamentar për personat e zhdukur ka thënë se kjo është tema më e dhimbshme për të cilën diskutohet.

Tahiri ka thënë se familjaret duhet të dinë për fatin e të zhdukurve.

Ai ka thënë se adresa ku duhet kërkuar për fatin e të pagjetheve është Serbia.

“Jemi duke përgatitur një sërë notash verbale në shtetet më të fuqishme, që çështja e të zhdukurve të bëhet temë në të gjitha takimet ndërkombëtare, në mënyrë që t’i bëhet presion Serbisë për fatin e të pagjeturve”, ka thënë Tahiri në fjalimin e tij në Kuvend.