Ministri turk: Presim datë të qartë për liberalizimin e vizave

02.08.2016 09:17:27

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se presin një datë të qartë për liberalizimin e vizave, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për të ardhmen e Marrëveshjes për Riatdhesim të cilën e kemi arritur me Bashkimin Europian (BE) presim një kalendar të qartë për liberalizimin e vizave. Kjo mund të jetë në fillim ose kah mesi i tetorit. Por, presim një datë të qartë”, deklaroi ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

Çavuşoğlu tha se në rënien e numrit të migrantëve ilegalë të cilët kalonin në ishujt grekë ka ndikuar marrëveshja e arritur mes BE-së dhe Turqisë më 18 mars.

“Migrantët u jepnin para trafikantëve me njerëz mirëpo edhe ata u vërtetuan se edhe nëse shkojnë në ishujt grekë do të kthehen prapa. Gjithashtu në Turqi morëm masa serioze duke përfshirë këtu edhe luftën me trafikantët. Njerëzit të cilët nuk u përfshinë në kontrabandë, iu mundësua të vendosen drejtëpërdrejt në shtetet e BE-së dhe kjo bëri që të bie ky numër. Misioni i NATO-s në Egje ka patur efekt psikologjik në një përmasë të caktuar, por nuk ishte faktori përcaktues”, tha ai.

– “Ky nuk është një kërcënim” –

Çavuşoğlu foli edhe në pyetjen se “Disa qarqe në Evropë janë të shqetësuar nga ajo se në rast se Turqia nuk merr liberalizimin e vizave deri në muajin tetor masat e sigurisë kufitare do të pësojnë lëshime”.

“Në vitin 2013 kemi nënshkruar marrëveshjen për liberalizimin e vizave lidhur me Marrëveshjen për Riatdhesim. Gjitashtu edhe në muajin mars me BE-në nënshkruam marrëveshjen e cila parashikon për çdo sirian të kthyer në Turqi një tjetër sirian të vendoset në një shtet të BE-së. Kjo formulë po zbatohet. Por të gjithë këto janë të lidhur me liberalizimin e vizave. Kjo çështje është pjesë e marrëveshjes më datën 18 mars. Ky nuk është kërcënim. Në rast se nuk zbatohet liberalizimi i vizave, edhe ne do të detyrohemi që të lëmë anash Marrëveshjen për Riatdhesim dhe marrëveshjen të cilën e nënshkruam më 18 mars”, theksoi Çavuşoğlu.

– “Presim një datë të qartë për liberalizimin e vizave” –

Lidhur me pretendimin se “autoritetet greke për azil nuk e dërgojnë askënd për shkak se pohojnë që Turqia nuk është vendi i tretë i sigurtë”, Çavuşoğlu tha se kjo nuk është e vërtetë. “Numri i njerëzve të dërguar në Turqi deri më tani duket qartë. Janë dërguar 468 persona”, tha ai.

Ministri duke kujtuar se pas zbatimit të marrëveshjes nuk ka patur rritje në numrin e njerëzve të cilët kanë arritur në ishuj, njoftoi se edhe mes Greqisë dhe Turqisë ekziston marrëveshja e riatdhesimit bilateral.

Sipas tij, në kuadër të kësaj marrëveshje brenda këtij viti janë pranuar më shumë se një mijë persona.

Ai theksoi se edhe grekët janë të kënaqur nga ky bashkëpunim. “Vendimi i gjykatave greke për dërgimin ose mos dërgimin e njerëzve është një çështje e ndryshme. Për të ardhmen e Marrëveshjes për Riatdhesim të cilën e kemi arritur me BE-në presim një kalendar të qartë për liberalizimin e vizave”, tha ministri turk.