Ministri Yagcilar në Francë: Modernizimi i Administratës Publike prioritet nacional

14.12.2017 21:40:19

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që po mbahet në Francë, Paris. Ministri Yagcilar ka mbajtur një fjalim në kuadër të panelit dedikuat temës “Pse sundimi i ligjit është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset?

Ministri Yagcilar në fjalën e tij tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për modernizimin e administratës publike, me qëllim që shteti të jetë më afër qytetarit, që të ketë më shumë llogaridhënies dhe transparencën si dhe që shërbimet publike të jenë efektive.

Ministri Yagcilar informoj të pranishmit me prioritet strategjike të Agjendës së Reformave Evropiane e cila është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Zbatimi i kësaj agjende është prioriteti më i lartë i Qeverisë së Republikë së Kosovës. Ministri Yagcilar theksoj se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar për të forcuar dispozitat ligjore kundër konfliktit të interesit dhe nepotizmit.

 

Vëmendje të veçantë në fjalimin e Ministrit Yagcilar kishte përpjekja për hapjen e të dhënave në Kosovë. Ministri Yagcilar informoj të pranishmit se Kosova ka miratuar Kartën e të Dhënave të Hapura në maj të vitit 2016 dhe tashmë me vetiniciativë ka nisur procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA). Kosova, ai sqaroj, tashmë ka portalin kombëtar për hapjen e të dhënave si dhe po punon për të fuqizuar kornizën ligjore për ndërtuar një kulturë institucionale për hapjen e të dhënave prej anës së institucioneve publike.

Në përfundim të fjalimit të tij Ministri Yagcilar tha se “të gjitha veprimet tona në promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bizneset zbatohen në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe si të tilla kanë për qëllim përafrimin e shtetit dhe shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian, që përfaqëson një konsensus kombëtar në Republikën e Kosovës”.

Ministri Yagcilar falënderoj OECD dhe SIGMA si dhe shtetin francez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe aspiratat e saja për integrim në familjen Evropiane