Ministri Zemaj largohet nga Infektiva, asnjë fjalë për vdekjet e reja nga Covid-19

05.07.2020 11:55:08

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj është larguar nga Klinika Infektive, pa dhënë detaje se çka ndodhi me vdekjen e katër pacientëve me Covid-19.

Zemaj ka shkuar sot në Infektivë bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin.

Dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Po ashtu dyshohet se pacientët kanë vdekur nga mungesa e oksigjenit. Ndërkohë, edhe Policia e Kosova ka larguar shiritat me të cilët ishe rrethuar një hapësirë para infektives.

Ndryshe, në ora 13:00 qeveria ka takim me përfaqësuesit shëndetësoret .  Pas këtij takimi do te jepen detaje lidhje me vdekjet e fundit.

Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.