Ministri Zemaj në oren 15: 00 jep të dhënat e...

Ministri Zemaj në oren 15: 00 jep të dhënat e fundit për COVID-19

01.08.2020 14:45:04

Konferenca do të mbahet para Klinikës Infektive në QKUK.

Në këtë konferencë publikohen edhe rezultatet ditore për COVID-19.

Në Kosovë dje janë konfirmuar 226 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 8 mijë e 330 numrin e rasteve pozitive të regjistruara deri tani. Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 4 mijë e 578 prej tyre janë shëruar, derisa 227 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 525.