Ministria e Brendshme mbledh në takim kryetarët e komunave

16.12.2018 19:46:27

MBP do të mbledhë në takim të hënën kryetarët e komunave të Kosovës.
Sipas njoftimit, Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës.

Ky takim do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.

“Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Tutje, thuhet se në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më gjetjet dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat.