Ministria e Drejtësisë thotë se është gatshme ta akuzojë Serbinë për gjenocid (Video)

07.08.2016 21:21:32

Ministria e Drejtësisë është e gatshme që në bazë të legjislacionit në fuqi të përgatisë padinë për gjenocid të Serbisë. Për përgatitje të padisë do të konsultohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për Informim e kësaj Ministrie, kanë sqaruar se kjo do të bëhet në koordinim me institucionet e tjera, pa dhënë detaje se çka është bërë deri tash në këtë drejtim.

Padia do të përgatitet bazuar në të dhënat e mbledhura që nga viti 2011 nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, edhe pse ende nuk dihen në mënyrë zyrtare se cilat janë dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.