Ministria e Infrastrukturës: Mos bini pre e mashtrimeve me bileta fluturimi

14.06.2019 16:51:47

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje sensibilizuese u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht diasporës që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve.

Përmes kësaj video, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka për qëllim evitimin e situatave të viteve të kaluara, të mashtrimit me bileta të fluturimeve.

Në video bëhet e qartë se Legjislacioni i Republikës së Kosovës kompenson vetëm dëmet nga kompanitë e licencuara.