Ministria e Jashtme dënon sulmin në Stokholm

07.04.2017 17:09:18
Minsitri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka dënuar fuqishëm sulmin në Stokholm.

Me një postim në rrjetin social tëitter, ai ka shkruar se mendimet e Kosovës janë me popullin dhe Qeverinë e Suedisë, transmeton lajmi.net

“Fuqimisht e dënojmë sulmin në Stkoholm. Mendimet tona janë me popullin dhe Qeverinë e Suedisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Në këtë sulm deri më tani thuhet se kanë humbur jetën 5 persona, kurse shumë të tjerë janë lënduar.