Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sjell Konferencën ” Mee, See” në Prishtinë

05.04.2017 14:50:12

Rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të trashëgimisë të 13 shteteve, do të takohen në Prishtinë, në konferencën “Mee, See, Do” e cila do të mbahet me 6-8 prill 2017, duke filluar në ora 09:15, në ambientet e Muzeut të Kosovës.

Konferenca është e organizuar nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit (BMN) dhe nga Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij (CHwB) i përkrahur nga MKRS-ja.

Konferenca mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos, Muzeu i Kosovës dhe Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij i Kosovës.

Mbi 350 muze dhe profesionistë të trashëgimisë nga vende të ndryshme anembanë botës kanë marrë pjesë në konferencat e mëparshme “Mee, See, Do”, të organizuara në Sarajevë (2013), Tiranë (2014), Novi Sad (2015) dhe Shkodër (2016).