Ministria e Shëndetësisë dhuron dy autoambulanca për Kujdesin Parësor Shëndetësor

30.12.2016 11:23:55

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i dhuroi dy autoambulanca për institucionet shëndetësore të Kosovës, si pjesë e projektit për përkrahjen dhe fuqizimin e shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Autoambulancat të cilat ju dhuruan Kujdesit Parësor Shëndetësor në Istog dhe Gjilan, do të shërbejnë për të rritur efikasitetin e shërbimeve të kujdesit emergjent mjekësor dhe kanë kushtuar rreth 68 mijë euro.

Me rastin e dorëzimit të këtyre autoambulancave Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha  se autoambulancat janë  kontribut i drejtpërdrejtë  i MSh-së për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe se ato duhet të mirëmbahen dhe t’i shërbejnë shëndetit të qytetarëve.