Ministria e Shëndetësisë me udhëzim administrativ për rregullimin e çmitmit të barnave

12.04.2018 18:28:40

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar qytetarët se, Ministria e Shëndetësisë bëhet me udhëzimin e parë administrative për rregullimin e çmitmit të barnave.

Ismaili ka thënë se kjo është një etapë e re për Ministrinë e Shëndetësisë e cila ndryshon tërësisht situatën duke nxjerrë përfitime të shumta.

“Përcakton çmimin maksimal të blerjes (tavani i çmimit) për produkte medicinale. Cakton çmimin për rimbursim nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për secilin produkt medicinal”, ka thënë ai.

Postimi i plotë  i ministrit Ismaili:

Sot kam një lajm të rëndësishëm për të ju dhënë rreth zhvillimeve të fundit në sektorin shëndetësor.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, sistemi shëndetësor përkundër përpjekjeve të cilat nuk i mohoj se kanë ndodhur, vazhdimisht është ballafaquar me  probleme të shumta, si: Furnizmi me barna, blerja e produkteve nga Lista e Barnave Esenciale nga Ministria e Shëndetësisë, reimbursimi i tyre, çmimet e fryra, dëmtimi i buxhetit etj.

Prandaj, sot dua të ju njoftoj që pas një pune gjashtë mujore intensive, ne kemi përgatitur Udhëzimin Administrativ i cili përfundimisht rregullon çmimin e produkteve nga Lista e Barnave Esenciale.

Kjo është një etapë e re për Ministrinë e Shëndetësisë e cila ndryshon tërësisht situatën duke nxjerrë përfitime të shumta.

  1. Përcakton çmimin maksimal të blerjes (tavani i çmimit) për produkte medicinale.
  2. Cakton çmimin për reimbursim nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për secilin produkt medicinal.

Për këtë arsye, ne nesër kemi organizuar edhe një diskutim publik në të cilin do të flitet për këtë Udhëzim Administrativ para se ta dërgojmë në Qeveri për miratim.

Ngadal po përmbushim tërë infrastrukturën ligjore për rregullimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna me çmime kost-efikase, pa dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke mënjanuar çfarëdo keqpërdorimi të mundshëm.