Ministrja e Mjedisit Albena Reshitaj merr përkrahje nga Delawie për mbrojtjen e ambient

26.09.2017 17:30:46
  

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie si dhe James Hope- Drejtor i USAID-it për Kosovë.

Ministrja Reshitaj në takim  njoftoi ambasadorin amerikan me gjendjen e mjedisit dhe për prioritetet  e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri.

Ministrja Reshitaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që SHBA-të kanë dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa ambasadori Delawie  pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shprehë  se SHBA-të mbeten të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Ministrja Reshitaj në fund shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në realizimin efikas të projekteve që SHBA-të përkrahin në Kosovë