Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim zv. kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendin

22.02.2017 09:52:55

Temë e diskutimit ishte vazhdimi i reformave qeveritare lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist në Republikën e Kosovës.

Ministrja Bajrami e informoi z. Kelmendi lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në drejtim të mbështetjes së sektorit privat dhe përmirësimit të ekosistemit të ndërmarrësisë në vendin tonë. Ajo e falënderoi zv. Kryeministrin për mbështetjen që ai po ofron lidhur me procesin e reformave ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës.

Z. Kelmendi shprehu gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar më tej agjendën e reformave ekonomike dhe shprehu bindjen se përmes koordinimit të mirë ndërinstitucional rezultatet e reformave do të prodhojnë rritje ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.