Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takim me zv.ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tom Adams.

25.04.2017 14:34:24

Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ministrja Bajrami e njoftoi zv. ambasadorin Adams rreth mundësive që ka krijuar Kosova për investitorët. Ajo theksoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar një klimë të të përshtatshme për të bërit biznes. Znj. Bajrami potencoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja rreth përmirësimit të mëtejmë të mjedisit afarist në vendin tonë. Ministrja njëkohësisht e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e ofruar në të mirë të fuqizimit institucional si dhe të afirmimit të Kosovës para investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve ka shumë hapësirë për t’u intensifikuar dhe shprehën zotimin e tyre për të shtuar angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.