Ministrja Hoxha dhe ambasadori suedez bisedojnë për rritjen e bashkëpunimit

20.10.2016 13:36:04

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e parë të Mbretërisë së Suedisë, rezident në Kosovë, Henrik Nilsson.

Ministrja Hoxha e falënderoi ambasadorin Nilsson për bashkëpunimin e deritashëm, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e tij mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që të avancohet me marrëveshje bilaterale për bashkëpunim juridik.

Ambasadori Nilsson theksoi se prania e tij në Republikën e Kosovës, si ambasador i parë rezident, është dëshmi se Suedia ka qëllim të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke ofruar përkrahje për proceset nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.

Ministrja dhe ambasadori u dakorduan që ky bashkëpunim mund të avancohet me marrëveshje bilaterale për çështjet si përshpejtimi i procedurave juridike, ndihmës juridike në mes të dyja shteteve dhe çështjet tjera juridike me interes për të dyja vendet.