Ministrja Hoxha e tronditur pas sulmit ndaj Xharrës: Sulmuesit urgjent të sillen para drejtësisë

13.05.2017 09:33:32
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka reaguan pas sulmit të mbrëmshëm ndaj anëtarës së PDK-së, Arbana Xharrës.

“Sulmi i tmerrshëm kundër Arbana Xharrës, na solli tronditje të thellë. E pabesueshme se si mund të shndërrohet mosdurimi dhe dhuna verbale në dhunë brutale fizike kundër nënës, bashkëshortes, gazetares, aktivistes dhe humanistes së shquar. I uroj Arbanës sinqerisht shërim të shpejt, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë, se pret nga organet e drejtësisë të ndriqojnë rasint dhe kryesit e këtij akti jonjerëzor të marrin denimin e merituar, transmeton lajmi.net.

“Sulmi merr përmasa tmerruese pas atakimit të vazhdueshëm, pas përcaktimit të qartë të saj dhe orientimit politik, të deklaruara me guxim dhe bindje. Urgjent pres nga organet e rendit, ta ndriçojnë rastin dhe kryesit e këtij akti jonjerëzor, të marrin dënimin e merituar”, shkuan ministrja në Facebook.

“Po ashtu, urgjent duhet të ndalet dhuna verbale në medie dhe në rrjetet sociale ndaj kujtdo që mendon ndryshe, duke mos cenuar në asnjë rast lirinë e askujt”, thotë ajo më tutje