Ministrja Hoxha sulmin ndaj znj. Stavileci e cilëson të neveritshëm

28.08.2017 17:14:35

Pas sulmit ndaj Vitore Metaj Stavileci, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar nëpërmjet rrjetit social duke e quajtur, sulm të neveritshëm dhe fton organet ta ndriçojnë rastin.

Ministrja Hoxha thekson se sulmi ndaj nënës, bashkëshortes dhe qytetares së lirë të këtij vendi, tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor, është sulm ndaj familjes dhe lirisë në shtetin tonë.

Ja postimi i plotë i Ministres në detyrë, Dhuarta Hoxha:

Sulmi brutal ndaj Vitore Metaj- Stavileci, bashkëshorte e ministrit Blerand Stavileci, është sulm i neveritshëm dhe organet gjegjëse duhet urgjent ta ndriçojnë rastin dhe dënojnë këtë akt qyqar.

Sulmi ndaj nënës, bashkëshortes dhe qytetares së lirë të këtij vendi, tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor, është sulm ndaj familjes dhe lirisë në shtetin tonë.

Urojmë që Vitorja të kthehet në shtëpi sa më shpejt ndërsa turpi do të jetë përshkrues i vërtetë për sulmuesit dhe ideatorët e këtij sulmi të pështirë.