Ministrja suedeze jep dorëheqje pasi që ishte kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit

13.08.2016 13:43:15

Ministrja suedeze e Arsimit të Lartë , c, ka thënë sot se do të japë dorëheqje menjëherë nga koalicioni i pakicës së qendrës së majtë, pasi që ishte kapur duke vozitur nën ndikim të alkoolit pasi që kishte pirë vetëm dy gota verë.

Hadzialic ka thënë në një konferencë për media sot se ishte ndalur nga policia të enjten në mbrëmje në qytetin jugor suedez, Malmo, ndërsa nivelin e alkoolit në gjak e kishte pasur 0.2, që është e jashtëligjshme në Suedi, raporton AP.

Tani, ajo përballet me dënim deri në gjashtë muaj burg.

Njëzet e nëntë vjeçja i ka treguar kryeministrit suedez, Stefan Lofven të premten “për gabimin më të madh të jetës time” dhe ka vendosur të japë dorëheqje.

E lindur në Bosnje, ajo u bë ministrja e parë myslimane në Suedi kur iu bashkua Qeverisë së Lofvenit në vitin 2014.

Ajo ka shkuar në Suedi në moshën pesë vjeçare.