Ministri Financave Avdullah Hoti flet për revistën prestigjioze EIC

07.08.2016 12:59:53

Revista e njohur EIC (European International Contractors), në numrin e saj të korrikut ka zhvilluar një intervistë të shkurtër më ministrin e Financave të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këtë e ka njoftuar vetë minstri Hoti nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka postuar faqen e shtypur të revistës, ku edhe gjendet intervista e tij.

Në rubrikën e saj, Tri pyetje…, në këtë numër, kjo revistë i kishte shtruar tri pyetje z. Hoti që kanë të bëjnë me perspektivën ekonomike gjatë dy viteve të ardshme; me mundësitë për tërheqje të investimeve të huaja, dhe me ndryshimet e mundshme për të pasur një rritje të fuqishme ekonomike.

Në përgjigjet e tij, ministri Hoti ka pohuar se pret një rritje mesatare ekonomike 4%, dhe se me një diversifikim të eksporteve të të mirave, do të mund të ketë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Lidhur me tërheqjen e investitorëve të huaj, z. Hoti, ka vënë në vëmendjen e lexuesve të EIC-së faktin se gjatë kësaj kohe është bërë shumë në këtë drejtim. Ai ka përmendur edhe Raportin e Bankës Botërore për lehtësirat e të bërit biznes (Wolrd Bank’s Doing Buiseness Report). Po ashtu, ka theksuar edhe anvancimin e legjislacionit që po bëhet me mbështetjen e disa prej partnerëve të njohur USAID, Komisioni Evropian, GIZ etj.

Përveç këtyre, ministri Hoti ka theksuar një nga objektivat kryesorë të Ministrisë që drejton për një zhvillim ekonomik, duke mbajtur stabilitetin makro-fiskal. Ai kë përmendur edhe reformën fiskale që është realizuar gjatë kësaj kohe.

Në këtë drejtim, ministri Hoti sheh pikërisht rritjen e investimeve të huaja që do të ndihmojnë që në të ardhmen ta bëjnë ekonominë e Kosovës kompetitive në tregun ndërkombëtar.

Sa u përket gjërave të mira me të cilat synohet të realizohet një zhvillim i fuqishëm ekonomik, z. Hoti ka përmendur përjashtimin nga detyrimet doganore për aktivitetet prodhuese; lirimin nga TVSH të imputeve për linja prodhimi, me anë të të cilës do të zëvendësohej makineria e vjetëruar me makineri moderne; Teknologjia e Informacionit, apo IT-ia që do të zhbllokojë potenciale të shumta në Kosovë.

13873240_1227198100674875_5884612877210258360_n