Minstri Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar të ndihmojë zhvillimin e biznesit në vend

28.07.2016 21:12:29

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i shoqëruar nga Drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, sot vizitoi Panairin “Gratë në Biznes”, i cili po mbahet në qytetin e Prishtinës. Gjatë kësaj vizite ai u njoftua nga gratë pjesëmarrëse në këtë panair, për punën e grave të cilat merren me biznes në Kosovë, për vështirësie me të cilat përballen ato për të plasuar prodhimet e tyre jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe jashtë vendit.

Ministri Hoti i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair për ndryshimet fiskale të cilat janë bërë gjatë vitit të kaluar si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ju ardhur në ndihmë që prodhimet vendore të kenë një trajtim të veçantë jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun e jashtëm.