Minutat e fundit të Klement Çupit/ Sandër Lleshaj: Ja çfarë më kërkoi!

27.11.2019 23:55:04

Ministri Sandër Lleshaj përmes një lidhjeje live me Top Show në Top Channel nga zona e Thumanës, një prej më të prekurave nga tërmeti, teksa foli për viktimat e mbetura nën rrënoja tregoi edhe një rast, që i emocionoi të gjithë, por në fund nuk ia doli.

Ministri Lleshaj ka ndjekur të gjithë operacionin e kërkim-shpëtimit të Klement Çupit. Madje, edhe është informuar deri në detaje për atë që po bëhej me Klementin i ardhur nga Anglia për një ceremoni gëzimi familjare.

Ministri Lleshaj tregoi edhe një bisedë të pak minutave me të. Kërkonte të dilte nga ato masa të forta betoni. Vetëm kaq donte – tha Lleshaj.

Ishte një i ri dhe doja me gjithçka të realizohej kjo, por në fund, nuk ia doli tha Lleshaj. Për shumë ekipe kërkimi ky ishte një ndër misionet e vështira, por u bë e pamundur për t’ja shpëtuar jetën Klementit. Vetëm pak minuta e ndanë atë nga të jetuarit. Sepse betoni në trupin e tij ishte më i fortë. Ai nuk mundi të jetojë dhe duket se ky rast ka lënë mjaft gjurmë tek ministri Lleshaj, që e shprehu që në fillim se e kishte shumë të vështirë të komentonte këtë rast.