Miq deri në fund: Momenti prekës kur qeni i jep lamtumirën e fundit, pronarit që po vdes! (Video)

09.12.2016 11:55:24

Ky është momenti prekës kur një qen i devotshëm i thotë lamtumirën përfundimtare pronarit të vet, i cili gjendej në momentet e fundit të jetës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, muajin e kaluar, Ryan Jessen nga Kalifornia kishte menduar se kishte migrenë, por ishte hospitalizuar për shkak të një hemorragjie në tru dhe nuk u shërua më.

f111

Pas kësaj, të dashurit e tij u mblodhën në dhomën e tij në spital për t’i dhënë lamtumirën e fundit, më 30 nëntor.

Përveç të afërmve, personeli i spitalit kishte rënë dakord për të lejuar edhe qenin e tij të dashur që të futej brenda në dhomë. /Telegrafi/