Miqësia amerikane, testohet vetëm në “shtratin e Prokrustit” të NATO-s!

01.05.2020 22:20:27

Nga: Fadil Maloku

1. Duhet kuptuar që Trumpi temën e tërhjeqjes së trupave amerikane nëpër botë, ashtu sikurse, ndërtimin e murit meksikan, pastaj reduktimin e emigrantëve, etj. (tash në kohën e pandemisë covid19, sa kuptova do lejoj sërish ardhjen e migrantëve)e ka pasë në Programin e vet elektoral. Por, kur janë nē pyetje tërhjekja e ushtrisë, asnjë Senator Amerikan s’mund ta kërkoj këtë, pa pëlqimin e shumicës të dy dhomave të Kongresit dhe pa koordinimin me Pentagonin. S’këndejmi përdorimi i “faktit” për tërhejkje edhe nga Kosova, ashtu si bëri në Siri e Avganistan, nuk ka të bëjē me ndonjē kërcnim serioz dhe ashtu si po e propagandojnë ca medie sociale mercenare, por me një planimetri precize, të peshuar dhe të matur deri në detaje na ana e planimetrisë së Pentagonit.

2. Nuk janë të rastësishme gjithë kēto investime që i ka bë dhe po i bënë Serbia, në armatimin e ushtrisë së saj. Sidomos me blerjen e sistemeve të sofistikuara mbrojtëse, dhe sulmuese, nga Putini.Të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Sepse, vetëm ekuilibri i forcave ushtarake e mbanë dhe e ushqen paqen ballkanike. Ky ēshtë leksioni që na e mësoi historia, me aktin e tërhjekjes së Turqisē nga Ballkani…

3. Neve na duhet aftësimi sa më i shpejt i armatosjes së Ushtrisë Shqiptare dhe i FSK-s, si edhe yryshi në anëtarësim sa më të shpejt nē ëmbrellën e NATO-s.Ndryshe, duhet përgaditur dhe kuptuar që shumë lehtë dhe shumë shpejt do prishen ekuilibrat aktuale në Ballkan.