Miratohet projektligji i ndryshuar për financimin e subjekteve politike

Miratohet projektligji i ndryshuar për financimin e subjekteve politike

10.05.2019 11:47:56

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Gjatë shqyrtimit të këtij projekltigji ka pasur mendime pro dhe kundër ku dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe LDK kanë votuar kundër këtij projektligji.

Por kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane Blerta Deliu -Kodra tha se fushëveprimtaria e projektligjit nuk është në harmoni me rregullativat e BE-së.

“E mbështes këtë projektligj, sepse është nismë e mirë. Mirëpo mbështes edhe fuqizimin e deputetëve”, tha Deliu-Kodra.

Ndërsa, Fatmire Kollçaku anëtare, tha se ky projektligj të kthehet në komisionin Ad-hoc sepse edhe zyra e BE-së ka pasur vërejtje.

Prandaj në lidhje me këtë Vetëvendosje nuk ka marr pjesë në votim e po ashtue dhe e ka lëshuar mbledhjen.

Anëtari Komisionit nga PSD Visar Ymeri tha se e mbështet këtë projektligji, ndërsa tha se përgjegjësia bie mbi Komisionin funksional.

Armend Zemaj, nga LDK tha se Kuvendi duhet të jetë i kujdesshëm për këtë ligj dhe shtoi se do të duhet t’i takonte edhe reformës të plotë zgjedhore.

“Pjesë e reformës zgjedhore të jetë edhe ky Projektligj. Ky version është selektiv dhe pa trajtim të përgjithshëm. Prandaj, është i padrejtë”, tha Zemaj.

Zemaj tha se do të votoj kundër këtë projektligji që mundëson rishpërndarjen e mjeteve për deputetë, pa u krye reforma zgjedhore.

Anëtari i PDK-së Zenun Pajaziti tha se ky ligj ndihmon reformën zgjedhore ndërsa Ismet Beqiri nga LDK tha se është kundër këtij projektligji që synon financimin e grupeve parlamentare./