Miratohet propozim metodologjia për mbikëqyrje të prezantimit zgjedhor në media

17.08.2016 17:24:46

Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, në mbledhjen e sotme e ka miratuar Propozim-metodologjinë për mbikëqyrje të prezantimit zgjedhor në media përmes shërbimeve televizive dhe radio gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Agjencia u ka bërë thirrje të gjithë radio-shpërndarësve, partive, shoqatave të gazetarëve, të marrin pjesë aktive në takimin e caktuar për 23 gusht në ora 12.

„Me qëllim të sigurimit të transparencës maksimale në procesin e miratimit të dokumentit në versionin përfundimtar, si dhe me qëllim të dhënies mundësi të gjithë subjekteve relevante të kyçen në diskutimin publik dhe përmes debatit të hapur ta japin kontributin e tyre, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale më 23 gusht të vitit 2016, në ora 12 do të organizojë takim në të cilin do ta prezantojë Propozim-metodologjinë”, njoftojnë nga AShMAA.