Mirazhi politik i kryeqeveritarit të Kosovës në Bruksel

23.11.2017 15:34:40

Bashkimi vërtetë e bën fuqinë, por serioziteti dhe e vërteta e bëjnë forcën.
E trimëria është virtyt me të cilin njeriu lindet.

Hisen Berisha

Në spektrin e vlerave nacionale që një lider duhet të ketë si: Nderi, Detyra. Besnikëria, INTEGRITETI, guximi profesional/intelektual, peshën determinuese e ka guximi personal që vije nga dija dhe serioziteti.
Disiplina asht ura në mes qëllimit dhe arritjes së tij!
Kosova në rrugëtimin e vet, për krijimin e identitetit politik, shtetëror, territorial, që të bëhet shtet funksional, (e ka më se të çartë tani) dhe duhet të identifikoj partnerët strategjik që e mbështesin në proces.

Raportet me aleatët strategjikë janë themeli mbi të cilin duhet të bazojë sjelljen dhe vendim-marrjen me vetëdije shtetërore, përgjegjshmëri politiko-institucionale për një diplomaci konstruktive.

Kur e ndërtojmë jetën në mënyre të ndershme, nuk na mungon kruaja kurrë të bëjmë çka duhet dhe nuk gabojmë.
Sakrifica që bëmë dje, mbetët frymëzim që sot të marrë vendime të guximshme dhe të drejta për popull dhe shtet.
Kritik ndaj veprimit të kryeqeveritarit në Bruksel u bënë ata që nuk veprojnë dot politikisht.
Ne duhet të ndjekim rrugën andej nga akti politik e qon çështjen.
Ketë nuk e bën injoranca e veshur me kollare e kostum e që flasin atë çka dinë por njerëzit e ditur që flasin dhe bëjnë atë çka duhet.

Diplomacia e brishtë, gjatë viteve të kaluara duhet të shkrihet në një gjeostrategji të veprimit institucionale për Kosovën. Dëmet nga pabarazia në bisedimet e Brukselit, janë një këshillë politike për hapat ne diplomacinë e jashtme që Kosova duhet të ndjekë në katër vitet e ardhshme.
Kosova dhe spektri i sajë politik përfaqësues, duhet adaptuar apo ruajtur vazhdimësinë e diplomacisë që në vitet e sensibilizimit ndërkombëtar me çështjen e Kosovës, në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës e instaloi Presidenti Rugova.
Riinstalimi i kësaj doktrine diplomatike, do të thotë konsistencë në qëndrime, objektiva politik të qartë, të mbështetur në fakte historike, politike dhe të arritura me marrëveshje ndërkombëtare, të ndërmjetësuara dhe garantuara nga partnerët strategjik të kombit tonë, USA.
Kosova do të bëj hapa konkrete rezultativë. Vërtetë nuk mund të ndryshohet ajo çka na ka ikur por është në dorën e lidershipit aktual sot, që të përcaktojnë të ardhmen.
Vitet e lirisë dhe shtetndërtimit, përmes procesit politik, na e mundësuan ti sprovojmë politikisht pothuaj të gjithë spektrin që po e dhunon politikbërjen në Kosovë dhe vet qytetarët e sajë.
Pra, tani më po njihemi me njëri tjetrin. Duhet të vijnë në krye të institucioneve njerëzit e ndershëm, të pa korruptuar, njerëzit e dëshmuar punëtor të përkushtuar. Por, prioritet dhe asht momenti i fundit që të spastrohet spektri politik i Kosovës nga njerëzit me handikap nga e kaluara.

Jemi dëshmitarë të tërheqjes së njohjeve, apo siç po spekulohet me terma gjuhësore, nga përfaqësuesit e politikës së jashtme, të kualifikuar si mashtrues ndërkombëtarë dhe nën hetim të institucioneve prestigjioze të inteligjences ndërkombëtare. Kjo asht degradim dhe fyerje për shtetin e Kosovës e do duhej të ishte edhe për lidershipin politik. Por, më shumë do duhej të irritonte qytetarët e Kosovës të cilët arsyetohen për çfarëdo veprimi “dëshpërues” për largimin nga skena politike e atyre që po e dëmtojnë procesin e funksionalizimit të shtetit.

Duhet të kemi kurajë dhe të themi publikisht se njohjet që po tërhiqen, janë rezultat i keqpërdorimit të pozitave politike qe i kanë bërë përfaqësuesit qeveritarë të qeverive të kaluara dhe aktual,  me këto ishuj – shtete, në emër të premtimeve mashtruese, për gjoja projekte investive dhe përfitime marramendëse të atyre kapo –liderëve.

Kjo dëshmohet me vetë faktin se shtetet që e kanë njohur Kosovën pa influencime por nga vlerësimi diplomatiko-politik i të drejtës sonë në shtet dhe vet shqyrtimi dhe vendimi pozitiv i GJND/ICJ, nuk e vënë në dilemë as pavarësinë dhe as idenë e funksionalizimit të shtetit të Kosovës në proces.

Mos përmbushja e këtyre premtimeve, si individ të mveshura me petkun institucional shtetëror, sot po e degradon Kosovës si subjekt ndërkombëtarë dhe po i përmbushë pritjet e Serbisë dhe vendeve që nuk e honepsin Kosovën si shtet të pavarur në vet BE, ku zbehja e rolit të Gjermanisë si zemra e BE dhe Br-exiti Britanik, do e vënë në pikëpyetje edhe vet funksionimin si subjekt shtetërorë dhe ndërkombëtarë të Kosovës. Por, jo vetëm ekzistencën por do ta dëmtojnë edhe në aspektin e sigurisë kombëtare.

Përkundër dëmit që këto kuadro të hendikepuara nga e kaluara apo devijimet ideologjike të tashme, prapë nuk po mëtoj në inkuizicion politik. Këto kuadro nëse paraqesin nivel ekspertize të nevojshme për të këshilluar procesin, t’iu epët rasti të pastrojnë ndërgjegjen dhe amoralitetin e tyre kombëtare, me punë e përkushtim në shërbim të vendit dhe popullit në emër të pendesës. Por, assesi të vihen në krye të institucioneve dhe as të jenë bartës të proceseve shtetformuese.

Kjo doktrinë i udhëheqë edhe sponzorizuesit dhe garantuesit e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, sot.
Kësaj doktrine i shërben edhe vet qëndrimi i prerë i kryeqeveritarit aktual të Kosovës, se “bisedimet e mëtejmë në Bruksel, përballë Serbisë që nuk na njeh as konsideron si shtet dhe BE që e penguar nga pesëshja që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të handikapëve politike në vendet e tyre, apo varësisë ideologjike nga vendet “amë” gjenealogjike dhe si rezultat nuk guxojnë ta njohin Kosovën dhe as të zbatojnë normat protokollare në raportet ndërkombëtare të respektit.

Kjo është përtej gjykimit “batonian” se këtë qëndrim kryeqeveritari e mbajti nga “mos mjaftueshmëria personale” për tu përballë me temat e rënda dhe të domosdoshme, që e lirojnë Kosovën në ndërtimin e identitetit shtetërorë por edhe plotësimin e kritereve funksionale për integrime euro-atlantike dhe lëvizje të lirë si qytetar e shtetas evropianë.

Më tej, çdo nënshkrim i marrëveshjeve që cenojnë kushtetutshmërinë, sovranitetin politik, integritetin territorial, imazhin shtetërorë, interesat pulitke dhe ekonomike të Kosovës, është i realizueshëm me kushtetutë. Mbi këtë bazë duhet të veproj juridiksioni penal.

Prandaj duke u mbështetur në trinomin e funksionimit institucional të Kosovës, transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie, duhet vënën në zbatim parimin e ligjshmërisë, duke zbatuar ligjin mbi dekriminalizimin e institucioneve dhe atë mbi lustracionin.
Ky proces imponon nevojën, që kryeqeveritari dhe kryepari i vendit gjegjësisht Republikës së Kosovës, papengueshëm nga fusnota vs Rezoluta 1244, të krijohet “USKOK” si mekanizëm i spastrimit dhe shpëtimit të situatës në Kosovë dhe përgatitjen e sajë për të qenë e denjë në pretendimet e ligjshme për integrime euroatlantike dhe full SOFA Agreement me USA.