“Mirë se vini në Shtetin Islamik të Gjermanisë” (Video/Foto)

02.11.2016 22:20:31

Flamujt gjermanë me logo të ISIS-it valojnë në Portën e Bandenburgut, Festa e Birrës në Bavari pa mish derri dhe pa alkool… Këto skena bizare janë pjesë e fushatës zgjedhore te Republikanëve në Amerikë. 

“Mirë se vini në Shtetin Islamik të Gjermanisë – paguani për udhëtim qysh sot”! është emertimi i video që fton islamistët ta vizitojnë Gjermaninë. Në video, thuhet se luftetarët e ISIS-it kanë arritur ta pushtojnë dhe ta islamizojnë Gjermaninë, transmeton lajmi.net.

“Xhihadistët e guximshëm kanë arritur ta pushtojnë Gjermaninë dhe ta përhapin kalifatin. Amerikanë, bëni kujdes, vendi juaj nuk duhet të përfundojë si Gjermania”.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, pas kësaj video qëndron agjencia “Harris Media” nga Teksasi, e cila ka punuar për shumë politikanë republikanë, por edhe për partinë ekstremiste izraelite “Likud”, si dhe për mbështetësit e Brexit-it nga UKIP-i britanik.

“E dua Gjermaninë”, ka deklaruar drejtori i agjencisë, Vincente Harris për “Berlines Morgenpost”. Sipas tij, kjo video ka për qëllim që të tregojë “pavarësinë nga fushata zgjedhore”.

Videon, megjithatë e ka porositur organizata “Secure Amerika Now”. Kjo organizatë ju ka bërë thirrje amerikanëve që më 8 nëntor të votojnë për Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane.

isog3