”Mirëseardhje e posaçme” për Oliver Spasovskin në Prilep (Foto)

16.10.2016 12:14:31

Fushata kundër LSDM-së për deklaratat e mëhershme të kryetarit të kësaj partie për çështjen e dygjuhësisë nuk ka të ndalur. Kësaj radhe, parulla janë shfaqur në qytetin e Prilepit.

Në këtë qytet, sot duhet të arrij ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, por në cilësinë e sekretarit të LSDM-së.

Dikush, i ka përgatitur një ”mirëseardhje të posaçme”, përmes dy parullave në gjuhën shqipe, ku shkruhet se ”Prilepi është kundër dygjuhësisë.”

Ndërkaq, parulla tjetër thotë ”Oliver, mirë se erdhe në Prilepin heroik.”/Telegrafi/

PR1

PR2