Misajllovski: Për suksesin e OBRM-PDUKM tregon raporti ‘Doing Business’

27.10.2016 21:15:08

OBRM-PDUKM është parti e cila është vazhdimisht me qytetarët dhe në këtë periudhë me bërjen e programit zgjedhor, i cili do të jetë më voluminozi deri më tani, theksoi Vllado Misajllovski nga OBRM-PDUKM në takimin e sotëm me qytetarët e komunës Vasilevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, numri më i madh i projekteve kanë ardhur mu nga takimet me qytetarë.

Zhvillimi i ekonomisë është prioritet dhe një ndër segmentet më të rëndësishme. Për suksesin në atë fushë flet edhe raporti i ‘Doing Business’, që sipas Misajllkovskit, është mirënjohje për përpjekjet e Maqedonisës që të jetë më konkurruese me shtetet e tjera në tërheqjen e investimeve.