Misionarëve që e sollën Hagën/ Vargje nga Ahmet Asani

04.12.2020 13:48:46
Mjaftë më me rrena e parolla proletare,
nuk lindin hajna nanat shqiptare!
E indoktrinuat rininë e bëtë moniste,
ia dhatë asaj duhmën Staliniste!
Me dekada i folët si bëhet revolucioni,
si përdoret dhuna e si merret froni!
Planet ua prishi fryma Rugoviste,
ua qiti në bisht duhmën Leniniste!
Si nuk keni turp si s’ju vjen marre,
nisët revolucion me luftë çlirimtare!
E dërguat Nanosin të flas me Milloshin,
që revolucionit t’ia dinit qoshin!
I bëtë hesapet e bëtë matematikën,
për Ballkaninë e minus Republikën!
Vetëm një punë kurrë nuk e pritët,
që do vie Amerika k’te se llogaritët!
Misionarë të kuq rininë e helmuat,
nxënësit tuaj në Hagë i dërguat!
Ta merr vesh rinia e populli mbarë,
ku e sollët Kosovën ju Misionarë!
Sikur para çlirimit edhe tash n’liri,
punët i bëni gjithënjë në fshehtësi!
Në demokraci jemi pse s’dilni ashiqare,
ku e keni yllin dhe parollat proletare?!
E keni bërë bashkë yllin edhe hanën,
doni Kosovës me ia kajtë nanën!
Asgjë s’do mundeni ju me vetvendos,
duhmën komuniste Kosova e ka varros!
Cyrih, 04.12.2020